SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.Gj.(61) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë nga pakujdesia në shërbim.
Gjatë kontrollit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit në Qendrën Rajonale për Arsim Profesional “Mosha Piade” në Tetovë, janë konstatuar parregullsi në dhënien e vërtetimeve për vitin e parë dhe të dytë të kryer të J.A.(45) nga Tetova, gjegjësisht lëshimin e vërtetimi për vitin e dytë të përfunduar është përpara datës së lëshimit të certifikatës për vitin e parë.
“Parregullsi janë konstatuar edhe në mbajtjen e librit kryesor për regjistrimin e nxënësve me korrespondencë për vitin 2001/2002, përkatësisht janë bërë korrigjime në vitin e dhënies së provimeve pa nënshkrimin e drejtorit dhe vulën e shkollës. Nga këqyrja e librit kryesor për vitin shkollor 2002/2003, u konstatua se J.A. nuk i është lëshuar vërtetimi për kryerjen e vitit të tretë dhe është regjistruar në vitin e katërt dhe ka dhënë tri provime nga i njëjti vit para përfundimit të vitit të tretë”, njofton MPB.