0.6 C
Tetovo
E martë, 20 Janar, 2026
BallinaLajmeMashtrim me SMS në emër të “Qyteti i Sigurt”: MPB paralajmëron qytetarët

Mashtrim me SMS në emër të “Qyteti i Sigurt”: MPB paralajmëron qytetarët

Mashtruesit janë rikthyer në veprim, këtë herë duke abuzuar me sistemin “Qyteti i Sigurt” për të nxjerrë para nga qytetarët përmes mesazheve të rreme SMS, përcjell Nistori.

Ministria e Punëve të Brendshme informon publikun se, në periudhën e fundit, janë vërejtur sulme phishing që kryhen përmes mesazheve të rreme SMS, email-eve, faqeve të internetit dhe mesazheve në rrjetet sociale.

Dyshime shtesë te disa nga viktimat janë shkaktuar nga fakti se ato nuk kanë asnjë automjet të regjistruar në emrin e tyre, që do të thotë se nuk mund të evidentohen si autorë të një shkeljeje të trafikut në sistem.

Ajo që e zbulon qartë mashtrimin është përmbajtja e mesazhit. Njoftimet e rreme SMS nuk përfshijnë numrin e targës, i cili është informacion i detyrueshëm në të gjitha mesazhet zyrtare të dërguara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Për më tepër, mashtrimi mund të identifikohet edhe nga emri i dërguesit. Në mesazhet zyrtare SMS të dërguara përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, dërguesi gjithmonë shënohet si “MVR-SC”, ndërsa në mesazhet e rreme përdoren emra të panjohur ose të dyshimtë.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, të mos fusin të dhëna personale apo detaje të kartave të pagesës dhe të raportojnë çdo përpjekje të tillë mashtrimi në polici. /Nistori/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments