9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMASH: Të drejtat e fëmijëve kanë përparësi kur ka konflikt të dy...

MASH: Të drejtat e fëmijëve kanë përparësi kur ka konflikt të dy të drejtave të garantuara me Kushtetutë, konfirmoi Avokati i Popullit

E drejta e grevës dhe e drejta për arsimim janë dy të drejta të garantuara me kushtetutë, por në një situatë konflikti midis këtyre dy të drejtave, sipas të gjitha dokumenteve ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës, përparësi u jepet të drejtave të fëmijëve, që do të thotë se procesi arsimor nuk duhet të pësojë pasoja. Kështu deklaroi Avokati i Popullit Naser Ziber, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me opinionin për grevën e SASHK-ut  pas ngjarjes së sotme të përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kushtuar mësimit inkluziv  në sistemin arsimor.

Avokati i Popullit thotë se duhet t`i kushtohet vëmendje dinjitetit të mësimdhënësve dhe të gjithë punonjësve në arsim, që nënkupton edhe përmirësimin e gjendjes së tyre materiale dhe financiare dhe për këtë, siç theksoi ai, ju bëri thirrje  Qeverisë që të vazhdojë negociatat me sindikatën  dhe sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje që të mos ketë pasoja në procesin edukativo – arsimor. Ai gjithashtu informoi se në këtë institucion nuk janë dorëzuar parashtresa  për pengimin e të  drejtës së grevës, por vetëm për pengimin e të drejtës së arsimit.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri thеksoi se MASH dhe Qeveria janë të gatshëm që në çdo moment të vazhdojnë negociatat me SASHK-un dhe të gjejnë një rrugëdalje nga situata që nuk është në favor të nxënësve.

“U përpoqëm dhe para disa ditëve, ofruam rritje të pagave të mësimdhënësve për 10% ose në vlerë prej 2500 denarë, por për fat të keq, këshilli i SASHK-ut vendosi të mos e pranojë këtë propozim, sepse, siç njoftuan, 90% e antarësisë së tyre përmes komunikimit “Viber” konfirmuan  se nuk e pranojnë këtë rritje më të madhe të pagave në arsim në vitet e fundit, të cilën e ka ofruar Qeveria edhe pse jemi në një krizë të madhe ekonomike dhe shëndetësore.

Shaqiri reagoi  se anëtarë të caktuar të SASHK-ut përhapin  dezinformata në opinion me ç`rast  rrënojnë procesin e negociatave dhe apeloi që procedurat e këtilla të ndërpriten për të gjetur sa më parë zgjidhje.

“Nuk dua të kem informacione të ndryshme me SASHK-un, me mësimdhënësit dhe me publikun. Lexova  një lajm se  një përfaqësues i sindikatës nga rajoni i Strugës-Dibrës thotë se nuk është e vërtetë që Qeveria ka ofruar rritje të pagave prej 10% ndërsa  në fakt në mbledhje ishim të pranishëm  kryeministri dhe katër ministra së bashku me 20 anëtarët e këshillit të SASHK-ut. Kështu që përhapja e të pavërtetave  nuk kontribuon në gjetjen e zgjidhjes”, u shpreh  Shaqiri.

Ministri tha se kjo Qeveri premton dhe përmbush. Ai përkujtoi se në vitin 2018, 2019 dhe 2020 ka pasur rritje të pagave mbi 21%, dhe se me Ligjin e ri për pagën minimale e cila parasheh harmonizimin e pagave  për 6 muaj, do të ketë rritje të re për ata që marrin pagë nën  vlerën  sipas kontratës së re.

Ministri Ju bëri thirrje SASHK-ut dhe anëtarëve  që të kthehen në mësim, sepse ky lloj i grevës nuk ishte paralajmëruar  pa organizim të mësimit dhe kjo shkaktoi revoltë te pjesa më e madh  familjeve të nxënësve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments