26 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
BallinaLajmeMASH në RMV-Janevska: Institucionet private të arsimit të lartë që nuk i...

MASH në RMV-Janevska: Institucionet private të arsimit të lartë që nuk i plotësojnë kushtet të mbyllen vetë, nëse jo, do t’i mbyllim ne

Shpresoj që disa nga institucionet private të arsimit të lartë që realisht nuk i plotësojnë kërkesat do të mbyllen vetë, nëse jo ne do t’i mbyllim – tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska një ditë pasi Ministria e Arsimit mbylli përkohësisht Fakultetin privat të Ekonomisë së Biznesit në Shkup.Shpresoj që disa nga institucionet private të arsimit të lartë që realisht nuk i plotësojnë kërkesat do të mbyllen vetë, nëse jo ne do t’i mbyllim – tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska një ditë pasi Ministria e Arsimit mbylli përkohësisht Fakultetin privat të Ekonomisë së Biznesit në Shkup.

Duke folur për Fakultetin e Ekonomisë së Biznesit, i cili ekziston që nga viti 2011, Janevska tha se ai funksionoi relativisht mirë deri në vitin 2022, kur ndryshoi pronësia, pas së cilës filluan problemet.

“Ministria e Arsimit formoi një komision dhe inspektoi këtë institucion dhe identifikoi parregullsi të shumta – në aspektin e stafit, pajisjeve, u dhamë një muaj për të korrigjuar këto parregullsi, por meqenëse nuk reaguan fare, dhe përveç kësaj humbën hapësirën e tyre, iu drejtuam Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë, e cila gjithashtu konfirmoi se ky i ashtuquajtur fakultet është jofunksional dhe sipas ligjit, dje nxorëm një vendim për të ndërprerë përkohësisht veprimtarinë e këtij institucioni të arsimit të lartë”, tha Janevska.

Kur u pyet nëse ka institucione të tjera të arsimit të lartë ku janë identifikuar parregullsi, ministrja tha se ka, por se në periudhën para zgjedhjeve, mundësitë për veprim janë të kufizuara.

“Megjithatë, pas zgjedhjeve, ne po vazhdojmë në mënyrë aktive. Kemi mbyllur 14 universitete private, dhe ky është institucioni i parë privat i arsimit të lartë që nuk do të funksionojë më. Shpresoj që duke ndjekur shembullin e universiteteve private, sepse disa prej tyre, kur panë se po i kontrollonim dhe filluam t’i mbyllnim, vendosën të mbyllen vetë, shpresoj që disa nga këto institucione të arsimit të lartë që realisht nuk i plotësojnë kushtet do të vazhdojnë të mbyllen vetë, nëse jo, do t’i mbyllim”, shtoi ministrja.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dje informoi se puna e shkollës së lartë profesionale private Fakulteti i Ekonomisë së Biznesit Shkup është pezulluar përkohësisht për shkak të parregullsive të gjetura dhe mosndërmarrjes së masave për eliminimin e tyre.

Në fund të vitit të kaluar, Ministria mbylli pesë institute shkencore private, te pesëmbëdhjetë prej tyre ishin konstatuar parregullsi, të cilat janë të obliguar t’i heqin brenda një afati të caktuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments