10.5 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMASH: Komuna e Tetovës duhet të jetë e përditësuar dhe të kujdeset...

MASH: Komuna e Tetovës duhet të jetë e përditësuar dhe të kujdeset më shumë për nxënësit

Komuna e Tetovës duhet të jetë më shumë e përditësuar në punën e saj, veçanarishtë gjatë përmbushjes së deytrimeve në fushën e arsimit dhe në vend të menaxhimit të udhëheqë politikë ditore përmes konferencave për shtyp dhe kumtesave të mbushura me kritika të pabaza dhe informacione të rreme, të fokusohet më shumë në nevojat e nxënësve, kumtoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Pas informatës që në Tetovë mungojnë tekste shkollore, jemi të obliguar të njoftojmë publikun se çdo shkollë ende në muajin maj në një vit vijues, përmes aplikacionit elektronik paraqet numrin e teksteve shkollore për të gjitha lëndët, që do të jenë të nevojshme për vitin e ardhshëm. Në bazë të të dhënave të dorëzuara, MASH prokuron tirazh përkatës dhe ua shpërndan komunave.

Në Tetovë, siç theksojnë, mungojnë tekste shkollore, ndërsa në fondin ekzistues ka edhe tekste të dëmtuara, për faktin se shkollat në territorin e saj ose nuk kanë paraqitur fare ose kanë dorëzuar informacione të pasakta për nevojat reale konform numrit të nxënësve dhe nuk kanë i kanë paraqitur tekstet shkollore të dëmtuara të cilat kanë qenë të detyruar t’i paraqesin konfrom udhëzimeve me të cilat ata janë të njohur.

Nga ministria e resorit informojnë se më 29 prill të këtij viti MASH-i me shkresë ka njoftuar të gjitha komunat se nevojiten informacione për numrin e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor, me afat për dorëzimin deri më 12 maj.

“Nga shkollat në Tetovë nuk ka pasur asnjë reagim, ndërsa pas disa rikujtimeve nga shërbimet e Ministrisë së Arsimit, nuk kanë dhënë informata deri në mesin e qershorit. Përkundër mungesës së përpikmërisë nga ana e shkollave të Tetovës, MASH menjëherë vazhdoi me dorëzimin, duke dorëzuar 409.458 tekste shkol-lore nga klasa e parë deri në të pestën, dhe së shpejti me dorëzimin e 48.254 teksteve shkollore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë“, qëndron në kumtesë.

Nga MASH-i theksojnë për, siç thonë, mospërgjegjësinë dhe moskujdesin e komunës.

“Është e pandershme të fajësosh Ministrinë, kur papërgjegjshmëria dhe pakujdesia e komunës janë të dukshme. Këtë e vërtetojmë me një fakt shtesë – vetëm vitin e kaluar shkollor, Tetova nuk i ka shfrytëzuar 18 milionë denarë që ne si Ministri i kemi trans-feruar në formë të bllok-dotacioneve, të cilat mund të përmirësojnë kushtet në shkolla. Në vend të kësaj, në fillim të këtij viti shkollor, fatkeqësisht, në disa objekte shkollore nuk kishte energji elektrike, e cila u rikthye me ndërhyrjen tonë“, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Nuk do të lejojmë, siç theksojnë nga MASH-i, interesat personale dhe partiake të jenë mbi interesat e më të rinjve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments