Mësuesit dhe stafi i shkollës nuk duhet të shkojnë në punë derisa nxënësit janë me pushime. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ditët në vijim u ka dërguar shkresë shkollave fillore dhe të mesme që të mos shkojnë në punë, për të kursyer energjinë elektrike në shkolla.
Në letër thuhet se nuk duhet të organizohen aktivitete pune për mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional dhe personelin administrativo-teknik, përveç personelit teknik që është i nevojshëm për sigurimin e objekteve dhe pronës së shkollave.
“Ky rekomandim është dhënë me qëllim të uljes së kostove të energjisë dhe energjisë elektrike në objektet shkollore”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Drejtorët e mirëpresin këtë vendim, duke thënë se përveç kursimit të energjisë elektrike, po kursehen edhe burime të tjera.
Qeveria paraprakisht vendosi që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkollat fillore dhe të mesme të shtyhet për 1 shkurt të këtij viti, në përputhje me situatën epidemiologjike në vend. Sipas vendimit, mësimi me prezencë fizike në shkolla vazhdon edhe ditën e parë të shkurtit.
Ky vendim nuk do të prekë fundin e vitit shkollor dhe do të përfundojë më 10 qershor. Vonesa në fillim të gjysmës së dytë të vitit u kritikua nga UNICEF, i cili tha se vendi tashmë kishte mbylljen më të gjatë të shkollave në rajon.