27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeMASH, drejtorët dhe profesorët, bullizmi prezent në shkollat tona

MASH, drejtorët dhe profesorët, bullizmi prezent në shkollat tona

Bullizmi ka tërhequr vëmendjen tek shkollat dhe institucionet tjera në vendin tonë dhe ka sjellë shqetësime të mëdha tek nxënësit, prindërit dhe mësimëdhënësit.

Nga udhëhqësitë e shkollave por edhe vetë profesorët të cilët shpesh përballen drejtëpërsëdrejti me këtë fenomen thonë se fatkeqësisht bullizimi është pjesë e realitit tonë dhe ka nevojë të trajtohet shumë si temë.

Megjithatë me fokus të veçantë janë duke u marrë masat e mundshme për ta parandaluar.  

“Të themi që nuk ka bullizëm mund të gënjejë, por që të kemi bullizëm të kategorive më të rënda fatmirsisht nuk kemi. Por që shkolla patjetër, duke u nisur nga drejtori, shërbimi psikologjik, ose shërbime tjera, patjetër që jemi në vazhdimësi plër ta ndjekur këtë dukuri që është shumë i përfolur kohët e fundit. Rolin kryesor e luan shërbimi psikologjik, ku psikologu është në bashkëpunim me nxënësit punon edhe në seanca t vecanta varësisht sipas nevojës.” – tha Besime Jonuzi, drejtoreshë e Gjimnazit “Ibrahim temo”

“Realisht termi bullizëm nuk kuptohet nga shumica e njerëzve, shumë njerz që bullizojnë nuk e din që bullizojnë, por duhet të trajtohet shumë si tem, që njerzit ta kuptojnë që jan duke gabuar. Shpesh herë bullizmi është marrë si diçka normale. Skemi statistikl sa aktuale por sigurisht që bullizmi ekziston, shkaku i reflektimit shpqëror që kemi ne si popull, kemi qef të bullizojmë, është prezent jo vetëm në ambiente shkollore, familjare gjithandej.” – u shpreh profesori, Nderim Pollozhani.

Edhe prindërit pohojnë se bullizmi në shkollat tona është i pranishëm, ndërsa janë të shqetësuar për fëmijët e tyre.

Gjithashtu edhe nga ministria e arsimit kanë bërë të ditur se kjo temë ka marrë vëmendjen e tyre dhe thonë se ky fenomen është bërë një përkushtim për këtë institucion.

“Bullizëm ka çdokund, por ajo që na prek ne si prindër është mosha e fëmijëve tonë. Mendoj që ka bullizëm jo vetëm tek ne në qytet, shtet por edhe rajon, më së miri e vërtetoi rasti tragjik që ndodhi në Serbi. Është një problematikë aktuale që ka reflektim dhe pasoja në jetën e fëmijës. Ne si prindër kemi reaguar te kujdestari i klasës ose te psikologu dhe dretjoresha.” – deklaroi prindi, Milot Rizvani.

“Po ka, ke këto sociale, facebook tik tok, ka bullizëm të madh. Prej në shkollë fillore duhet të kyçen arsimtarët, të folin, mos i lënë. Sigurisht që i sqaroj edhe kam komunikim të mirë me arsimtarët.” – theksoi prindi, Armend Roçi.

Ministri i Arsimit thotë se bashkëpunimi me shkollat dhe prindërimi është i rëndësishëm për të adresuar këtë problem dhe për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të gjithë nxënësit.

“Si tem u aktivizuan aktivitet kohën e fundit, si problematik ka qenë prezentente ndër vite. Dhe në çështjen e trajtimit të masave janë masa që duhen trajtuar më së shpejti. Nga ana e komunikimit, ana ligjore shkolat e kanë për obligim, një fëmijë që ka devijime në sjellje në mësime, të informojë prindërit, sa nga prindërit janë përgjegjës sa i përket është alarmante, për atë arsye qoftë në komunën e Strugës por edhe gjithkundi, përderisa kemi edhe fëmijë të përgjegjshëm ka fëmijë që kan ankth dhe stres, në këto ndodhi që ndodhin, dhe ata alarmojnë secilin rast, që të thirren edhe fëmijë tjerë, që  mos ket ndarje nëpër klasa.” – u shpreh Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Masat që do të merren nga ministria kundër bullizmit përfshijnë programe edukuese, trajnime për stafin mësimor, promovim të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të nxënësve dhe prindërve rreth pasojave të sjelljeve bullizuese. (TVM2)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments