Qeveria mblidhet sot në orën 18:00.
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje, sipas njoftimit për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
Kjo mbledhje do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, në ora 18.
Mbledhja vjen pak orë pasi Hoti takoi drejtuesit e institucioneve shëndetësore në Kosovë për të diskutuar për masat e reja kundër përhapjes së pandemisë.
Në këtë mbledhje pritet të vendoset për masat e reja.
Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur 12 persona dhe janë infektuar me qindra.