Liderët gjermanë u pajtuan të premten që të ashpërsojnë kriteret për hyrjen në restorante dhe bare si dhe që të shkurtojnë periudhën e karantinës dhe vetizolimit për personat e vaksinuar, teksa varianti Omicron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në mbarë vendin.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe 16 udhëheqësit e shteteve gjermane, vendosën që të forcojnë kufizimet e prezantuara pas Krishtlindjes, duke kufizuar tubimin e njerëzve deri në dhjetë vetë dhe duke mbyllur klubet e natës