3 C
Tetovo
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMasa disiplinore ndaj policit që lejoi Grubin të largohet nga Maqedonia e...

Masa disiplinore ndaj policit që lejoi Grubin të largohet nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet Bllacës

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka marrë masa disiplinore ndaj një polici kufitar në Bllacë që kishte lejuar ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi ta kalojë kufirin, ndonëse kishte masë aktive “mbaj dhe njofto menjëherë”.“Pas kontrollimeve të kryera, inspektimit të materialeve zyrtare dhe pas analizës së pamjeve të sigurisë nga kamerat e sigurisë në Stacionin Policor të Pikëkalimit kufitar “Bllacë”, Departamenti vërtetoi se punonjësi i policisë B.J. me veprimin e tij të papërgjegjshëm nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV, nuk e ka regjistruar për daljen nga RVM dhe udhëtarët e automjetit përkatës A.P., me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë maqedonase si pasagjer, i ka regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur dhe ka realizuar kontrollin kufitar në sistemin SKPV për personin A.G. pa pritur që sistemi të verifikonte nëse personi kishte masën aktive ‘mbaj dhe njofto menjëherë’, dhe i ka dorëzuar pasaportat menjëherë, pas çka ata kanë lënë pikëkalimin kufitar”, thonë nga MPB e Maqedonisë së Veriut, transmeton “Alsat M”.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut ka publikuar fletarrestimet ndërkombëtare të lëshuara për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët besohet se janë larguar nga vendi.

Fletëarrestimet janë lëshuar të mërkurën nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut, pas kërkesës së Gjykatës Themelore, e cila më 17 dhjetor propozoi edhe masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarit.Grubi dhe Bajrami akuzohen “për përvetësim të pasurisë së paligjshme”, nga Lotaria Shtetërore, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 8.2 milionë euro.
Sipas Prokurorisë, Grubi, si i dyshuari i dytë në këtë rast, ka mundësuar një procedurë të paligjshme për furnizimin me terminale (VLT), ndonëse ishte në dijeni se Lotaria Shtetërore nuk kishte autorizim për të organizuar lojëra elektronike të fatit në mënyrë të pavarur brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments