-1.2 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaLajme“Marzhat u ngrinë me çmime të larta”, LSDM: Qeveria të pranojë propozimet...

“Marzhat u ngrinë me çmime të larta”, LSDM: Qeveria të pranojë propozimet tona për TVSH-në e rrymës dhe ushqimit

Opozitarja LSDM e ka kritikuar si të vonuar dhe gjysmak vendimin e qeverisë për ngrirjen e marzhave, përcjell TV21. Deputetja Sanja Llukarevska tha se ngrirja në nivelin e çmimeve nga 1 shkurti është i gabuar, sepse të dhënat e Entit të Statistikave tregojnë se në janar ka pasur rritje të çmimeve. Kjo, sipas saj, do të thotë se ato janë produkte të ngrira me çmime të larta. Llukarevska shtoi Qeveria duhet të ishte kthyer disa muaj mbrapa dhe të përdorte ato çmime si pikë referimi, e jo këto çmime të rritura. Deputetja socialdemokrate kërkoi që pushteti menjëherë t’i pranojnë propozimet e LSDM-së për uljen e TVSH-së për rrymën dhe heqjen e TVSH-së për ushqimet

LSDM ka zgjidhje konkrete ligjore për stabilizimin e çmimeve dhe uljen e faturave të rrymës që tashmë janë dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë me procedurë urgjente. Ulja e TVSH-së në 5% do të ulë menjëherë faturat e energjisë elektrike me 13%! Qytetarët do të kursejnë rreth 400 denarë në muaj në faturat 3.000 denarëshe! Mbi 600,000 familje do të marrin menjëherë fatura më të ulëta! Me heqjen e TVSH-së për ushqimet, mbi 250 kategori produktesh ushqimore do të lirohen menjëherë! Kjo nënkupton kursime direkte për qytetarët prej rreth 2000 denarë në muaj. Me zbatimin e setit të masave të LSDM-së dhe Ligjit për praktika të padrejta tregtare, çmimet do të ulen për 30%”, tha Sanja Llukarevska, deputete e LSDM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments