6.8 C
Tetovo
E premte, 28 Shkurt, 2025
BallinaEkonomi“Marzha”, qytetarët: Vendimi i qeverisë nuk ka ndikuar në uljen e çmimeve

“Marzha”, qytetarët: Vendimi i qeverisë nuk ka ndikuar në uljen e çmimeve

Nëpër raftet e marketeve nuk mungojnë mbishkrimet “Më pak shpenzime, më shumë për ty.” Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë për kufizim të marzhës dhe për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve.

Një pjesë e qytetarëve thonë se ky venim i Qeverisë nuk ka ndikuar në uljen e harxhimeve dhe zbutjen e çmimeve, pasi me 1000 denarë mund të blejnë produkte vetëm për një apo dy ditë të muajit.

“A janë ulur çmimet sipas asaj që është shkruar? Jo, jo, raste të rralla janë ato. Paratë janë po aq por nevojat janë të njëjta, çmimet shkojnë në rritje”, u përgjigj një qytetar.

“A janë çmimet e larta? Varet për kënd, për ne janë të mesme. Çfarë duhet të ndërmerret? Duhet të punohet. Të prodhojmë. Por askush nuk donë të punoje, nuk e sheh se nuk kanë as punëtorë”, tha një tjetër qytetar.

“Gjithçka është një mashtrim . Çmimet e reja nuk ndikojnë në buxhetin tuaj? Jo, jo. Marr 20 mijë denarë dhe .. A mund të dilet në qosh me 20 mijë? Do bësh ushqim për tre ditë, dhe pasi ta përfundosh do përgatitsh përsëri dhe kështu do gatuash dy here në javë”, deklaroi një qytetar.

“Çmimet janë tepër të larta. Uljet e çmimeve nuk ndikojnë tek ju? Unë nuk i vërej aspak”, tha një qytetare.

Masa e Qeverisë për kufizimin e marzhës për mbi 1.000 produkte ushqimore dhe joushqimore do të zgjas deri më 30 prill. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments