Komisioneria europiane për zgjerimin Marta Kos ka veçuar sërish Shqipërinë për punën e bërë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës në qendrën për studime europiane, Kos dha lajmin e mirë se Komisioni Evropian do të hapë në muajin Qershor të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë, duke e shtyrë procesin edhe një hap më afër anëtarësimit.“Sigurisht, brenda mandatit tim si Komisionere për zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja në BE nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me Edi Ramën ne kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por ne kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën më në fund. Na duhet që të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në Qershor dhe me këtë do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Më pas do të fillojë mbyllja e kapitujve, që është gjithashtu një proces shumë i rëndësishëm”, u shpreh Kos.
Kos tha më tej se politika e zgjerimit e BE-së është bërë një çështje e sigurisë evropiane dhe se evropianët duhet të marrin përgjegjësi për të ardhmen e tyre.“Ne nuk vepruam mjaftueshëm me vendosmëri në Ballkanin Perëndimor dhe as nuk e shqyrtuam anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë deri në vitin 2022. Tani duhet ta bëjmë punën në rrethana shumë më të vështira”, tha Kos.
Më herët Kos, ka vlërësuar punënë e Shqipërisë dhe ka theksuar se vendi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Euriopian brenda vitit 2030.