19.2 C
Tetovo
E mërkurë, 3 Shtator, 2025
BallinaLajmeMarta Kos / “Ata që i plotësojnë kriteret e Kopenhagës dyert e...

Marta Kos / “Ata që i plotësojnë kriteret e Kopenhagës dyert e BE-së janë të hapura”

Kriteret e Kopenhagës në të kaluarën mundësuan zgjerim shumë të suksesshëm të BE-së dhe procesi i pranimit të anëtarëve të reja duhet të vazhdojë të ndërtohet mbi to, sepse sundimi i drejtësisë dhe rezistenca demokratike janë kyçe për proces të besueshëm të zgjerimit, porositi sot eurokomisarja për zgjerim Marta Kos.

“Unioni ynë është i hapur dhe ato dyer do të mbeten të hapura për ata që i plotësojnë plotësisht, në mënyrë të drejtë dhe transparente kriteret e Kopenhagës”, theksoi Kos.

Mes tjerash Eurokomisarja për Zgjerim Marta Kos shtoi se nëse BE-ja dëshiron të bëhet më e fuqishme do të duhet që procesin e zgjerimit ta bazojë në merita dhe në progresin objektiv të arritur nga çdo vend kandidat, me çka pranimi i çdonjërit prej tyre do të varet nga tempoja e zbatimit të reformave, duke theksuar se në rastin e vendit “sapo Qeveria do ta ndryshojë Kushtetutën” do të mund të vazhdojë procesin e saj të anëtarësimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments