27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeMarrëveshja me Lëvizjen Besa, Ismaili: Kemi pasur komision edhe për bashkëpunim me...

Marrëveshja me Lëvizjen Besa, Ismaili: Kemi pasur komision edhe për bashkëpunim me pozitën, jemi të hapur për iniciativa tjera

Pas marrëveshjes që sot nënshkroi Lëvizja Besa me Alternativën për bashkëpunim, deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili për TV21 tha se partia ka pasur dy komisione që kanë zhvilluar bisedime për bashkëpunime, njëri komision për bashkëpunim me opozitën, tjetri me pushtetin, përcjell TV21. Ismaili thotë se si parti janë të hapur edhe për bashkëpunime tjera.Që moti patëm deklaruar se ne si partia “Alternativa” jemi të gatshëm për bashkëpunim me çdo strukturë politike, qofshin opozitare apo pozitare. Për këtë qëllim u formuan edhe dy komisione për bashkëpunim, njëra me pozitën tjetra me opozitën. Ja që fati ose rrethanat deshën që kjo nismë të bëhet me Lëvizjes Besa, që nënkupton që është vetëm një nismë që nuk mund ta parashikojmë si mbaron. Dyert janë të hapura edhe per iniciativa të tjera varësisht se si do arrijnë”, tha Ismaili për TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments