13.6 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Tetor, 2024
BallinaLajmeMarrëveshja me “Bechtel dhe Enka” s’do të ndërpritet – Nikollovski do të...

Marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” s’do të ndërpritet – Nikollovski do të kërkojë më shumë kilometra, pa e ndryshuar çmimin

Do të kërkojmë  që në Marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” të kemi më shumë kilometra autostradë për shumën e njëjtë, paralajmëroi ministri  për transport dhe lidhje, Aleksandar Nikollovski. Kjo vjen pasi që para një muaji Mickoski, atë kohë si mandatar, paralajmëroi se për projektin me “Bechtel dhe Enka” me shumë gjasa do të ketë rinegocim. Nikollovski tha se deri më tani është mbajtur një takim me përfaqësuesit e konzorciumit “Bechtel dhe Enka” ku është biseduar që të deklasifikohet marrëveshja, por nuk tregoi konkretisht çfarë është biseduar rreth ndërtimit të akseve të korridoreve 8 dhe 10D.“Mendoj se në suaza të marrëveshjes dhe kornizës e cila është vendosur, në mënyrë definitive Maqedonia mund të fitojë më shumë kilometra autostradë nga ajo që është nënshkruar. Dhe kjo do të jetë lufta jonë kryesore në vitet në vijim që të fitojmë më shumë kilometra autostradë në suaza të shumës së njëjtë financiare e cila është dakorduar. Mendoj se do të jetë sjellje joekonomike ndaj buxhetit maqedonas nëse doni mund të them edhe armiqësore, që unë tani ta ndërpres marrëveshjen ndërsa ato mjete tashmë janë tek investitori dhe natyrisht nuk mund t’i kthej, kontraktuesi mund edhe të na padisë dhe të kërkoj arbitrazh”, tha Aleksandar Nikollovski, ministër për Transport dhe Lidhje.

Edhe pse paraprakisht akuzonin se në këtë marrëveshje ka krim të madh, e pyetëm Nikollovskin se ka a gjetur ndonjë krim që kur erdhi në funksion, ai vetëm u përgjigj se për këtë Enti shtetëror për Revizion ka raport. Pikërisht për këtë reaguan edhe nga LSDM.

“Hristijan Mickoski thoshte se Marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” është krim historik. Në shumë deklarata pothuajse në mënyrë histerike VMRO-DPMNE-ja thoshte se Marrëveshja është e dëmshme dhe se është plaçkitje e popullit, sot Aleksnadar Nikollovski gjithë këtë e hodhi në ujë, jo, jo, nuk vlen. VMRO-DPMNE-ja dhe Qeveria e Hristijan Mickoskit do ta realizojë Marrëveshjen e njëjtë. Fillimi i mandatit të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së tregon se si opozitë flasin një gjë tjetër, ndërsa tani bëjnë tjetër gjë”, thonë nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments