SHBA dhe Kina mund të jenë partnerë, jo kundërshtarë, kwshtu i wshtw drejtuar Kryeministri kinez Li Qiang Sekretares së Thesarit të SHBA, Janet Yellen, e cila ndodhet në Pekin.
Nga ana e saj, ministrja amerikane i tha bashkëbiseduesit kinez se kjo marrëdhënie mund të përparojë vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm.
Vizita e Yellen, e dyta e saj në Kinë në një vit, vjen në një kohë kur Uashingtoni dhe Pekini janë në mosmarrëveshje rreth çështjeve, përfshirë aksesin në teknologjitë më të avancuara, një betejë për ndikim në rajonin Azi-Paqësor, të drejtat e njeriut, të ardhmen e Tajvanit ose aplikacioni në internet TikTok.
Por të dy vendet duken të etur për të rivendosur dialogun, veçanërisht pas një takimi të suksesshëm të nëntorit në Kaliforni midis Joe Biden dhe Xi Jinping.
SHBA ka shprehur shqetësime për efektet e këtyre subvencioneve në industritë e veta dhe nuk ka përjashtuar rritjen e barrierave tregtare kundër konkurrencës kineze.
Vizita e Janet Yellen në korrik 2023 në Kinë kishte lejuar që marrëdhëniet dypalëshe të stabilizoheshin, veçanërisht falë krijimit të grupeve dypalëshe të punës për ekonominë dhe sektorin financiar.
/rtsh.al/