Marija Miteva nga VMRO-DPMNE tha në analizën e tv 24 se nuk kanë frikë nga kërcënimet e BDI-së dhe se është mirë që BDI-ja ka mundësi vetëm të flasë dhe të veprojë në opozitë.
- Do ta përmbushim premtimin se BDI do të kalojë në opozitë pas zgjedhjeve. Nuk më habit retorika e BDI-së. Vitet e kaluara kemi qenë dëshmitarë të një retorike të tillë nga ana e tyre, por rezultatet treguan se ajo kohë ka mbaruar dhe ka ardhur koha kur do të vendosë ligji. Do të ketë një transformim të Maqedonisë në kuptimin pozitiv. Fjalët e tyre janë të kota, fjalët e tyre janë boshe. ka thënë Miteva.