7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMariçiqi: RMV-ja gati për procesin e skriningut

Mariçiqi: RMV-ja gati për procesin e skriningut

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, para nisjes së sotme të procesit të skriningut, përmes një mesazhi në Facebook shkruan se gjithcka është gati për fazën e ardhshme të eurointegrimeve dhe se ekipi nga RMV-ja është gati për hapjen e procesit të skriningut.

“Negociatat janë hapur. Sot nisim fazën e re të rrugës eurointegruese dhe realizimin e qëllimit tonë strategjik. Skriningu është një detyrë mjaft e rëndësishme. Të bashkohemi rreth këtsaj detyre kombëtare dhe ta përfundojmë sa më shpejtë të jetë e mundur. Kemi vullnet politik për ta bërë këtë” – ka shkruar në Facebook, Kryenegociatori Bojan Mariçiq.

Maqedonia e Veriut pas mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, me të cilën zyrtarisht hapi negociatat me BE-në, sot nis me fazën e parë të negociatave respektivisht me procesin e skriningut.

Sot, siç njofton KlanM, fillon skriningu sqarues për Kapitullin 5 – Furnizimet Publike. Delegacioni i RMV-së udhëhiqet nga Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane dhe Kryenegociatori Bojan Mariçiq, kurse pjesë e delegacionit janë edhe Zëvendësja e Kryenegociatorit Drita Abdiu Halili, kurse në delegacion janë edhe përfaqësues të institucioneve kompetente dhe nga Sekretariati për Cështje Evropiane.

Takimet, sic përcjell Klanm, do të zhvillohen nga 15 deri më 27 Shtator për fushat dhe kapitujt e Klasterit – Vlerat Fundamentale, kur Komisioni do ta prezantojë jurisprudencën e re për këto fusha.

Të gjitha takimet mbahen në Bruksel, përvec për Kapitullin 18 – Statistika, në Luksemburg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments