Faktor.mk mëson se do të ketë një betejë të ngushtë mes Frontit Evropian dhe LSDM-së, sepse të dyja partitë kanë nga 18 deputetë, ndërsa posti presidencial i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i takon opozitës.
Sipas burimeve tona, të interesuar për këtë ulëse kanë qenë Bojan Mariçiq nga LSDM-ja dhe Krenar Loga, ministri aktual i Drejtësisë nga Aleanca për Shqiptarët, e cila është partner koalicioni i BDI-së dhe pjesë e Frontit Evropian.