Nga 15 shtatori institucionet dhe administratën publike i pret një periudhë intensive e përshtatjes me rolin e tyre gjatë skriningut me BE-në. Zv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq në intervistë për Alsat, thotë se paralelisht më skriningun i cili do të zgjasë deri në nëntor të vitit 2023, do të zhvillohet edhe procedura e ndryshimeve kushtetuese. Nëse ka referendum, Mariçiq thotë se pyetja e duhur do të jetë: A jeni për anëtarësim të vendit në BE.