4.5 C
Tetovo
E premte, 16 Janar, 2026
BallinaLajmeMariçiç propozohet për kryetar të KSHZ-së, Kondarko anëtar

Mariçiç propozohet për kryetar të KSHZ-së, Kondarko anëtar

Bojan Mariçiç është propozuar për kryetar të ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa kryetari aktual – Boris Kondarko, do të vazhdonte të ishte pjesë e përbërjes së re, por si anëtar, shkruan gazeta KOHA.

Vendimin e ka marrë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ndërsa propozimi është dorëzuar pasditen e sotme në Parlament.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit Kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, e mbajtur më 12 janar, në të cilën u përcaktua lista e kandidatëve të paraqitur për përbërjen e re të KSHZ-së.Sipas të dhënave zyrtare, gjithsej kanë aplikuar 16 kandidatë – shtatë për kryetar, ndërsa një pjesë e tyre në aplikimet kanë theksuar se janë të gatshëm të ushtrojnë edhe funksionin e nënkryetarit ose të anëtarit.

Në listën e kandidatëve, Mariçiç është paraqitur si kandidat për kryetar ose anëtar, ndërsa Kondarko, i cili e udhëhoqi KSHZ-në në përbërjen aktuale, ka aplikuar për anëtar. Komisioni ka paralajmëruar se lista do t’i dorëzohet kryetarit të Parlamentit, pas së cilës do të pasojnë procedurat e mëtejshme për zgjedhjen e udhëheqjes së re dhe përbërjes së KSHZ-së.

Nëse propozimi merr mbështetje politike dhe konfirmim formal në Parlament, kjo do të nënkuptonte ndryshim në krye të institucionit përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments