Maria Janiçevska është propozimi për drejtoreshë të ATO-së të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Anëtarët e Komisionit unanimisht e sollën vendimin që Janiçevska të jetë drejtoreshë e ATO-së.
Propozimin e arsyetoi kryetarja e Komisionit, Maria Georgievska, e cila tha se Janiçevska është e lindur në vitin 1978 në Shkup, se ka qenë sekretare shtetërore për punë të përgjithshme në ATO, si dhe hollësi të tjera nga biografia e saj.
Georgievska informoi se për këtë funksion janë paraqitur 21 persona.
Nikollçe Kërstevski dhe Elida Shuki janë propozuar për anëtarë të Komisionit për vendim-marrje rreth ankesave për furnizime publike. Kiril Karanfillov është propozuar për mandat të sërishëm për kryetar të Këtij Komisioni.