27.3 C
Tetovo
E premte, 15 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedonisë i shtohen edhe 29 “JLTV”/Ageler: Do të jenë shtylla e Batalionit...

Maqedonisë i shtohen edhe 29 “JLTV”/Ageler: Do të jenë shtylla e Batalionit të lehtë të Këmbësorisë! Mickoski: Korridori 8 dhe 10, pjesë e modernizimit të Armatës

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta, të blinduara, “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell TV21. Ambasadorja Angela Ageler tha se këto automjete do të jenë shtylla e Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, përcjell TV21. kryeministri Hristijan Mickoski tha se përveç në pajisje, pjesë e modernizimit të Armatës është edhe ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10.“Z.kryeministër, e mbaj mend vizitën tonë të parë në këtë objekt, korrikun e kaluar, kur vendi juaj sapo mori një dërgesë të “JLTV”. Unë dhe ti kishim shansin të voziteshim në “JLTV”, më duhet të them befasisht i rehatshëm. Dhe atë ditë më treguat pak për shërbimin tuaj ushtarak. Besoj që këto eksperienca kanë qenë me rëndësi në ndërtimin e mbështetjes për përpjekjet tona të përbashkëta për ta modernizuar Armatën e këtij vendi. Që kur ka nisur ky program në vitin 2019, përpjekjet tona kanë arritur të sigurojnë 67 automjete të teknologjisë së fundit, përfshi këto 29 që po i mirëpresim sot këtu. Këto “JLTV” do të jenë shtylla e Batalionit të lehtë të Këmbësorisë. Manifestime fizike i rolit tuaj si anëtare e NATO-s”, tha Ageler.“Po e fuqizojmë Armatën e Maqedonisë, këtu nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë tutje. Por gjithashtu kur flasim për investime në Armatë, flasim edhe për ndërtimin, modernizimin dhe rikonstruktimin e dy korridoreve të rëndësishëm, Korridori 10 dhe Korridori 8, që jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, do të paraqesin logjistikë të shkëlqyer për krahun jugor të NATO-s, ku edhe ne si Maqedoni bëjmë pjesë”, tha mes tjerash Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments