2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajme“Maqedoninë e pret një e ardhme e ndritshme”/ Kasanof: Prioritet i ShBA-ve...

“Maqedoninë e pret një e ardhme e ndritshme”/ Kasanof: Prioritet i ShBA-ve janë antikorrupsioni dhe Lista e zezë

Sundimi i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe eurointegrimet ishin tre temat mbi të cilat kanë folur zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve, Aleksandar Kasanof dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Kasanof theksoi se SHBA-të me seriozitet e merr ndihmën ndaj rajonit në luftën kundër korrupsionit duke shtuar se korrupsioni e minon besimin e qytetarëve tek institucionet.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kasanof theksoi se sheh përkushtim të sinqertë në aktivitetet e qeverisë për anëtarësimin e plotë në BE. Ai tha se eurointegrimet ishin esenca e bisedimeve me Mickoskin. Sipas Kasanofit, administrata aktuale e SHBA-ve e udhëhequr nga presidenti Xho Bajden do të vazhdojë me ndihmën për Maqedoninë në përforcimin e demokracisë, reformave dhe aspirimeve ndaj BE-së. Kasanof shtoi se Maqedoninë e pret një e ardhme e ndritshme ndërsa Mickoski theksoi se edhe në kushte të gjeopolitikës së ndryshuar, vendi mbetet të jetë aleat dhe partner i SHBA-ve. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments