8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMAQEDONIA VERIORE NESËR VENDOS PËR HAPJEN E KUFIJVE

MAQEDONIA VERIORE NESËR VENDOS PËR HAPJEN E KUFIJVE

Hapja e kufijve në vendet fqinje mund ta përshpejtojë vendimin e autoriteteve në Shkup për hapjen e kufijve.

Edhe pse më herët ishte njoftuar se hapja e kufijve mund të pritet pas 15 qershorit, jo zyrtarisht njoftohet se kjo datë mund të zhvendoset për në fillim të muajit të ardhshëm.

Armend Arsllani, zëvendës ministër i Shëndetësisë, tha se vendimin për hapjen e kufijve do të marrë Komisioni për sëmundje infektive.

“Komisioni për sëmundje infektive nesër do të diskutojë për datën kur do të hapen kufijtë. Mendimi fillestar i Komisionit ishte që kufijtë të hapen më 15 qershor, por duke pasur parasysh që vendet tona fqinje tashmë kanë marrë vendim për hapjen e kufijve, është e mundur që të kemi hapje më të shpejtë të tyre”, tha ai.

Shqipëria vendosi gjithashtu më 1 qershor të lejojë hyrje të qytetarëve të Maqedonisë Veriore, Kosovës dhe Malit të Zi.

Në Greqi do të mund të udhëtohet nga 15 qershori, pa test të koronës, por me kusht që nëpër vetura të ketë vetëm dy pasagjerë. Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë ende vendim konkret.

Serbia tashmë ka miratuar protokollin dhe ka hapur kufijtë për shtetasit e huaj. Të gjithë ata që duan të udhëtojnë në këtë vend, do të duhet të ketë test negativ të koronavirusit, jo më i vjetër se 72 orë, dhe vërtetim të lëshuar nga komisioni i përbërë nga disa ministri.

Dy ditë më parë, Qeveria e Maqedonisë Veriore mori vendim për shfuqizimin e karantinës shtetërore.

Të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore, por edhe të huaj që do të kenë test negativ të Covid-19, do të hyjnë në izolimin shtëpiak./AlsatM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments