Maqedonia është në vendin e 5-të në listën e 10 vendeve më të varfra në Evropë të publikuar nga “Trending News Base”.
Maqedonia, e cila u bë e pavarur në 1991, është vendi i pestë më i varfër në Evropë. Ekonomia e Maqedonisë, e cila ka një GDP për person prej 6,096 dollarë, për momentin po ndryshon në masë të madhe. Më shumë se 90% e PBB-së së vendit vjen nga tregtia. Edhe pse qeveria e Maqedonisë ka bërë mirë me reformat, ajo ka një shkallë të lartë papunësie prej rreth 16.6%. Në një moment, Maqedonia kishte shkallën më të lartë të papunësisë, e cila ishte 38,7%, thuhet në tekst.
Vendin e parë në listë e zë Moldavia, e dyta Ukraina, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt i takojnë Kosovës dhe Shqipërisë.
burimi i lajmit