Nevojiten analiza të hollësishme të masave të ardhshme për të trajtuar inflacionin. Ekspertët thonë se Maqedonia është kryesisht një vend i varur nga importi dhe ky është një nga faktorët kryesorë që ndikon në inflacion. Nëse rriten çmimet e lëndëve të para nga jashtë, atëherë është e pashmangshme që e njëjta të reflektohet edhe në tregun maqedonas.
Në këto kushte, sipas profesor Trenovskit, është veçanërisht e rëndësishme që shteti të ketë parasysh shpenzimet, sepse ka më pak para dhe kreditë janë më të shtrenjta.
Profesor Trenovski thekson se duhet të përcaktohet nëse dhe në çfarë mase kanë ndikuar masat e deritanishme, si çmimet e ngrira apo marzhet e kufizuara për produkte të caktuara. Ai thotë se duhet të ndiqen sinjalet e tregut, gjegjësisht nëse ka kërkesë dhe ofertë masat mund të jenë të kota. Deri diku, deri më tani është treguar se pavarësisht kufizimeve, disa produkte realisht ofroheshin dhe bliheshin në treg me çmime dukshëm më të larta.