lajmi interaktiv
Mos i tregoni Ali Ahmetit se rinia shqiptare nga Maqedonia Perendimore po ikën si pasojë e pushtetit të tij 18 vjeçar të kalbur i ndërtuar dhe rikoalicionuar vetëm në interesa personale-materiale ,më saktë gjithë aparati shtetrorë i Maqedonisë së VMRO-DPMNE-së ,dhe tash Maqedonisë së Veriut të LSDM-së vihet në funksion të shpëtimit të dyshes A.A. dhe M.Xh.Mos i thoni Ali Ahmetit se preket,Ali Ahmeti e nuhatë këtë por ja Musa. Nëse Jugosllavia e pasluftës së partizanëve të Titos dhe Rankoviçit pastronte trojet shqiptare gjithëandej me shpërngulje për moskthim prapa nga Turqia. Koha e Ali Ahmetit do të mbahet mend me metoda të reja të shpërnguljeve të planifikuara nga LSDM dhe VMRO-DPMNE e realizuar nga BDI me mos hapje vende të reja pune masive-fabrika…ose mosmarje të atij kulaçi të pushtetit ekzekutiv që i takon në vende pune administrative …sepse ja Musa…0 CENT Mos investim nga pushteti 16 vjeçar me VMRO-Dpmne në zonat industriale dhe nuk u skuqën …0 CENT mosinvestim nga LSDM …Afera të ndryshme nga sfera ekonomike…tenderime vetëm të TENDERBEGËVE të BDI-së tek blloku shqiptar dhe nepotizëm BDI dhe pushteti i Zaevit “toleron”… sepse për shtetin nuk është asgjë paraja valuta vendore denari , kush i shtyp denarët me urdhër të qeverisë,pra Banka Popullore që ia zgjedh qeveria guvernatorin .. ,me rëndësi është të drejtat kolektive të shqiptarëve të vonohen për 39 vite nga 1990 -2019 ,që të pastaj jep me milimetra një në 30 vjeçar ,e pastaj ndonjë tjetër pas 60 viteve… gjeneratat do të dorzohen do ikin dhe po ikin …Mos i tregoni Ali Ahmetit se BDI dhe AI një ditë do të bien nga pushteti ..mos i tregoni se afër dita është se preket…nuk do të mund ti ndihmojë as Zaevi …sepse ai për votat që mori tek shqiptarët dhe nuk mbajti asnjë premtim doli rrenacak do i paguaje me votat ndëshkuese …ja Musa..
lajmi aktiv që qarkullon
https://tv21.tv/web/maqedonia-e-veriut-po-zbrazet-te-rinjte-me-bileta-njedrejtimeshe-per-gjermani/
Maqedonia e Veriut po zbrazet. Banorët thonë se gjendja e rëndë ekonomike, po i shtynë që ata ta marrin rrugën e gurbetit. Në linjën Shkup-Berlin autobusët janë përplot të mbushur. Vetëm të premten nga kryeqyteti u nisën 5 autobus me qytetarë. Ky është Hesat Bexheti nga Zhelina i cili ka blerë biletën njëdrejtimëshe për Gjermani. Po shkoj në Gjermani në qytetin Rostock. Gazetari: Pse ? Për të punuar. Gazetari: pse këtu nuk ka punë? Këtu ka punë por rrogë nuk ka, duhet të punoj vetëm për rrymën dhe fëmijët. Gazetari: sa kohë e keni prit vizën? Vizën e kam tash e tre vjet dhe nuk kamë pritur shumë, sepse ishte atëherë fillimi kur i dhuronin. Gazetari: Po shkojë për një jetë më të mirë. Po sigurisht ç’të bësh. Gazetari: bashkë me shokët? Po të gjithë këta janë shokët e mijë të një fshati. Shumë ka të cilët shkojnë”, theksoi Hesat Bexheti, banor i Zhelinës. Hesati me shokët u nis. Pas 26 orëve rrugë, ata arritën në qytetin e Berlinit të Gjermanisë. “Ne arritëm në Berlin, pas 26 orëve rrugë, tani shpresojmë që të shkojmë në vende të punës dhe të rehatohemi. Ju përshëndes TV21. Politikanëve dua të ju bëjë të fala, se shumë e kanë rritur papunësinë, kështu e rrisin papunësinë”, deklaroi Hesat Bexheti, banor i Zhelinës. Pyetëm edhe disa qytetarë në qytet në lidhje me migrimin. Shumica prej tyre thonë se vetëm ajo është zgjidhja. Shumë vende gjithandej Maqedonisë pothuajse po boshatisen. TV21 vendosi të viziton një prej tyre. Shkuam në Sllupçan të Likovës. Nëpër rrugë rrallë herë vërenim se ka njerëz. Një banor tha se vetëm në 2 muajt e fundit kanë ikur rreth 200 persona. “Kamë dëgjuar se mbi 200 persona kanë ikur, më pak a më shumë nuk kamë edhe të qartë. Por sipas fjalëve të dëgjuar tek rinia, mbi 200 kanë ikur, fshati është boshatisur. Mirëpo mungesa është shumë e madhe, mungojnë ato elementet apo faktori më i ditur që është i fshatit, ku pjesa më madhe është larguar”, u shpreh Selajdin Shahini, Kryetar i Bashkësisë Lokale Sllupçan. Edhe Agjencitë turistike, në qytetin e Kumanovës pranojnë se numri i biletave është shtuar për në Gjermani. “Trendi për momentin i ikjes së rinisë, është Gjermania. Por jo vetëm Gjermania, por edhe vendet tjera evropiane janë duke ikur me të madhe. Ata si arsye thonë se është papunësia, rrogat e vogla, ku edhe shumica është edhe pa punë”, tha punonjësi i Agjencisë Euro Bus. Në dhjetor të vitit të kaluar ambasadori gjerman në Maqedoni Tomas Gerberih theksoi se çdo ditë ka 70 deri në 80 aplikime për viza pune në ambasadën e tyre. Sipas tij, për një vend si Maqedonia e Veriut ky është një numër shumë i madh.