Tensionet gjeopolitike po shkaktojnë kosto të larta energjie, ndërsa ulja e ofertës po pengon edhe konsumin, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet. Rezultati përfundimtar është se gati gjysma e vendeve të botës kanë norma inflacioni dyshifrore ose më të larta.
Inflacioni dyshifror dominon këtë vit në shumicën e vendeve të botës dhe në disa, pra në Zimbabve, Liban dhe Venezuelë, që kanë normat më të larta, ai është edhe treshifror.
Ndërsa presionet mbi çmimet u rritën, 33 banka qendrore ngritën normat e interesit këtë vit. Këto rritje të koordinuara të normave janë më të mëdhatë në dy dekada, duke shënuar fundin e një epoke me norma interesi të ulëta.
Duke filluar nga viti 2023, bankat qendrore mund të vazhdojnë këtë politikë pasi inflacioni mbetet agresivisht i lartë.
Sipas informacioneve të “Visual Capitalist”, lider për sa i përket normës së inflacionit në Evropë është Turqia, ku aktualisht është 85.5 për qind dhe është më e lartë se norma e inflacionit në Ukrainë, ku inflacioni është 26.6 për qind.
Në mesin e vendeve të rajonit, në pozitën udhëheqëse e ka Maqedonia me inflacion gati 20 për qind. Para nesh janë Shqipëria me 8,3 për qind, Greqia me 9,1, Serbia me 15 për qind, Kosova 12,7, Kroacia 13,2, Mali i Zi 16,8, Bosnja dhe Hercegovina 17,3 dhe Sllovenia 9,9 për qind.