Maqedonia do të ketë dënimet më të rrepta në Evropë dhe më gjerë, jo vetëm për shkak të lartësisë së gjobave – të cilat në disa raste tejkalojnë edhe pagën minimale – por edhe për shkak të heqjes së patentës së shoferit dhe konfiskimit të përhershëm të automjeteve.Me ndryshimet e reja ligjore, të cilat tashmë kanë hyrë në Kuvend, shoferët që do të marrin tre vendime gjyqësore për heqje të patentës do të humbin të drejtën për të drejtuar automjet, ndërsa të drejtën për t’iu nënshtruar sërish provimit do ta fitojnë vetëm pas një viti.Ndryshimet e reja parashikojnë masa edhe për qytetarët që nuk kanë të përditësuar numrin e telefonit në MPB, çështje kjo që sipas ekspertëve hap dilema për kushtetutshmërinë e këtij neni, pasi nënkupton se çdo qytetar që posedon automjet duhet të ketë aparat telefonik dhe numër mobil, në një kohë kur tarifat e operatorëve mobilë në Maqedoni janë rritur ndjeshëm muajt e fundit.Një risi tjetër është konfiskimi i automjeteve për shoferët e pakujdesshëm, konkretisht ata që vozisin:
mbi 70 km/h në zona të banuara
mbi 90 km/h në rrugë rajonale dhe autostrada
Konfiskimi i automjeteve do të bëhet me vendim gjykate.
BURG PËR VOZITJE NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN
Për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit me mbi 1.5 promil, parashikohet dënim me burg nga 3 muaj deri në 3 vjet. Të ngjashme do të jenë sanksionet edhe për:
vozitje në drejtim të kundërt në rrugë njëkahëshe
parakalim në vende të paqarta
tejkalim të madh të shpejtësisë dhe shkelje të tjera të rënda në trafik.
