Në dhjetor të vitit të kaluar kanë qenë 333 pensionistë me pension mbi 52.630 denarë. Shuma më e lartë prej 57.992 denarë kanë marrë 63 pensionistë, sipas të dhënave të fundit nga Fondi pensional. Ose gjithsej 1.340 pensionistë në vend janë të regjistruar si pensionistë me pensione më të larta, dhe diapazoni i të ardhurave mujore të tyre në bazë të pensionit është nga 40.548 deri në 57.992 denarë varësisht nga viti kur e kanë fituar të drejtën. Shumica ose 880 kanë pension prej 42.240 denarë, shkruan analiza e re e portalit Money.
Numri i përgjithshëm i pensionistëve është rritur në 328.570 persona, ndërsa pensioni mesatar në dhjetor ishte 15.876 denarë.
Shuma më e ulët e pensionit e kanë marrë 80.809 pensionistë, prej të cilëve 65.535 pensionistë për të drejtë të ushtruar nga 01.01.2002 deri më sot. Pjesa e mbetur prej 15274 janë për të drejta të realizuara deri në vitin 1996 dhe për periudhën 1997-2002. Shuma më e ulët e pensionit për grupin më të madh të shfrytëzuesve të kësaj të drejte varion nga 9.986 denarë deri në 12.801 denarë, varësisht nga grupi të cilit i përkasin.
Vetëm në muajin dhjetor në listën e FSDK-së ishin 1839 pensionistë të rinj. Shumica prej tyre ishin meshkuj 1288 dhe pjesa tjetër femra dhe shumica 1186 fituan të drejtën e pensionit të pleqërisë. Nga ana tjetër, ishin 1656 pensionistë të vdekur, nga të cilët 1297 ishin meshkuj.
Të dhënat tregojnë se nga 328.570 pensionistë, maksimumi 327.535 kanë fituar të drejtën e pensionit me bazë pune. 961 të tjerë fituan të drejtën e pensionit si ish-ushtarakë dhe vetëm 74 ishin fermerë dhe mbi këtë bazë ushtronin të drejtën e pensionit.