Në listën e vendeve më paqësore në botë për këtë vit, Maqedonia renditet e 38-ta, njofton Indeksi Global i Paqes.
Renditja bazohet në 23 faktorë të ndryshëm.
Për krahasim, Bullgaria është në vendin e 26-të, Mali i Zi në vendin e 35-të, Greqia në vendin e 40-të, ndërsa Shqipëria në vendin e 42-të.
Serbia është në vendin e 54-të, Kosova në vendin e 56-të në listë, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 61-të.
Në vendin e 163 është Jemeni, dhe një vend para Jemenit është Sudani. Ukraina është në vendin e 159-të.
Islanda është në vendin e parë për të 16-in vit radhazi. Sllovenia është ndër 10 vendet më paqësore