Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut U-17 e drejtuar nga Dashmir Beari ka shkatërruar Qipron U-17 me rezultat të pastër 3:0 në përballjen e parë që u luajt sot informon Tetovasot.
Sulmi i drejtuar nga Hisar Ali nga Shkëndija kanë shpërfaqur një lojë tepër të mirë dhe sulmuese duke treguar një nivel tjetër nga kundërshtari jo i lehtë .Poashtu edhe lojtari tjetër Albion Musliu po nga Shkëndija ka treguar vlerat e tij duke qenë edhe njëri nga lojtarët që ka shënuar në këtë sfidë.
Maqedonia e Veriut U 17 poashtu do ketë edhe një tjetër ndeshje kundër Qipros që do të zhvillohet në Strumicë më 24 gusht