-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut në alarm/ 15 viktima dhe 627 raste të reja...

Maqedonia e Veriut në alarm/ 15 viktima dhe 627 raste të reja me koronavirus në 24 orë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën 627 persona të infektuar dhe 15 të vdekur me koronavirusin e ri. Autoritetet maqedonase kanë regjistruar edhe 531 persona të shëruar, njëherësh numrin më të lartë të atyre që kanë fituar betejën ndaj sëmundjes COVID -19, që shkakton koronavirusi, që nga muaji shtator.

Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar testimit të 2,236 mostrave në 24 orët e fundit. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsej shtatë. Viktima më e re është e moshës 41 vjeçe ndërsa më i moshuari i moshës 87 vjeç.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 949 viktima. Nga 27,827 persona të diagnostikuar me COVID-19, 19,49 janë shëruar ndërsa 7,399 janë ende aktivë. Në mesin e të infektuarve është edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të martën nisi debatin për miratimin e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse.

Me këtë ligj pritet të shtrëngohen masat mbrojtëse ndërsa kryesisht ato kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura, ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, përfshirë vizitat familjare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments