Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur vendimin e Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, teksa thotë se një BE me Ballkanin Perëndimor pjesë të saj, e bën atë më të fortë.
“Bashkimi Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të punuar në hapat e mëtejshëm“, shkruan Blinken.
Më tej, në një postim në Twitter, Blinken shkruan se Shtetet e Bashkuara e mbështesin Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ndërsa ato ecin përpara në procesin e anëtarësimit në BE.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin votën parlamentare të Maqedonisë së Veriut për të avancuar në rrugën e saj drejt BE-së, në përputhje me vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të saj. Ky është një moment kritik për Evropën. Ne mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ndërsa ato ecin përpara në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan Blinken në Twitter.
The United States welcomes North Macedonia’s parliamentary vote to advance on its EU path, in line with the values and aspirations of its citizens. This is a critical moment for Europe. We support North Macedonia and Albania as they move forward in the EU accession process.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) July 16, 2022