5.1 C
Tetovo
E hënë, 9 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut me çmime më të lira të naftës në Evropë,...

Maqedonia e Veriut me çmime më të lira të naftës në Evropë, ja si qëndron me vendet e tjera

Ndërsa ditët e luftës midis SHBA-së dhe Izraelit nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër po kalojnë, e bashkë me to mbetet i mbyllur edhe Ngushtica e Hormuzit (përmes së cilës kalon 20% e tregtisë botërore të energjisë), skenarët “apokaliptikë” për çmimin e gazit dhe naftës po rriten kudo në botë.

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 është 74.5 denarë (1.20 euro). Pak më e shtrenjtë është benzina 98 oktane, e cila kushton 1.23 euro. Ndërsa nafta (dizeli), me vendimin e fundit të KRRE-së, shitet me 71 denarë apo 1.15 euro.

Për të kuptuar diferencën, ja sa paguajnë fqinjët tanë:

Greqia: Fqinjët tanë jugorë paguajnë çmime jashtëzakonisht të larta. Më 2 mars, benzina 95 në Athinë kushtonte 1.76 euro, ndërsa benzina 98 ishte 1.83 euro. Dizeli kushton 1.54 euro (rreth 95 denarë).

Shqipëria: Edhe pse do të pritej çmim më i ulët, mëngjesin e sotëm në Shqipëri dizeli kushton 184 lekë (1.92 euro), ndërsa benzina 95 është 185 lekë dhe ajo 98 kushton 1.97 euro. Çmimet atje variojnë varësisht nga pikat e karburantit.

Kosova: Ka çmime më të ulëta se Shqipëria, por sërish më të larta se tonat. Dizeli kushton rreth 1.40 euro, ndërsa benzina 95 është 1.38 euro.

Serbia: Këtu çmimet janë ndjeshëm më të larta. Sipas të dhënave të fundit, dizeli kushton deri në 1.73 euro për litër, ndërsa benzina rreth 1.57 euro.

Bullgaria: Në Sofje, çmimet janë rreth 1.31 euro për benzinën 95 dhe 1.37 euro për dizelin.

Mali i Zi dhe Bosnja: Në BeH çmimet janë rreth 1.20 euro (ngjashëm me ne), ndërsa në Malin e Zi janë rreth 1.33 euro, me paralajmërime për shtrenjtim të mëtejshëm.

Si paraqitet situata në Evropë?

Nëse lëvizim drejt Perëndimit, shifrat bëhen edhe më të larta:

Gjermania: 1.89 euro për litër.

Franca: 1.71 euro.

Danimarka: 2.03 euro (ndër më të lartat në Evropë).

Zvicra: 1.84 euro.

Kroacia dhe Sllovenia: Mesatarisht rreth 1.44 – 1.46 euro.

Nga gjithë kjo mund të konkludohet me ndershmëri se vendi ynë në këtë moment ka çmimin më të ulët të karburanteve në rajon dhe në Evropë. Prandaj, ngritja e panikut për një “Armagedon” të naftës në vendin tonë është aktualisht e panevojshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments