4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut: Mbështesim Shqipërinë, iu rrezikua siguria kombëtare

Maqedonia e Veriut: Mbështesim Shqipërinë, iu rrezikua siguria kombëtare

rtsh.al/

Ministria e Jashtme Maqedonisë së Veriut ka mbështetur vendimin e Shqipërisë për të ndalur marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dënon sulmin kibernetik që u bë ndaj shërbimeve publike online shqiptare nga hackera pro-iranian.

Maqedonia e Veriut shprehet se sulme të tilla rrezikojnë sigurinë e Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare.

“Maqedonia e Veriut solidarizohet me Qeverinë e Shqipërisë, i mbështet masat e marra në këtë kontekst dhe bën thirrje për përgjegjësi për autorët e aktiviteteve të tilla malinje destabilizuese, që e rrezikojnë jo vetëm sigurinë nacionale të Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare. Sulmet e këtilla destruktive paraqesin shkelje flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare, përpjekje për të minuar sovranitetin e Shqipërisë si dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve të saj.

Me qëllim mbrojtjen e interesave të saja, por edhe të interesave të secilit vend anëtar të NATO-s dhe aleatëve të tij, mbetemi të unifikuar në kuadër të Aleancës në ballafaqimin me të gjitha sfidat që i kanosen rendit dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në reagim.Shqipëria vendosi të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, ndërsa i ka kërkuar ambasadës së Iranit në Tiranë largimin brenda 24 orëve nga Shqipëria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments