4.4 C
Tetovo
E enjte, 15 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut gjatë pesë viteve të ardhshme do të duhet të...

Maqedonia e Veriut gjatë pesë viteve të ardhshme do të duhet të kthejë pothuajse 9 miliardë euro borxh – Barrën do ta bartin gjeneratat e ardhshme

Maqedonia e Veriut e zhytur me borxhe. Shteti do të duhet të kthejë pothuajse 9 miliardë euro gjatë periudhës 2026-2030. Bëhet fjalë për borxhe të krijuara përmes huamarrjeve në tregun e brendshëm dhe tregun ndërkombëtar financiar. Sipas qytetarëve, situata është shqetësuese. Ata thonë se paratë do të duhet t’i kthejnë fëmijët dhe nipërit e tyre dhe shtojnë se për shkak të këtij standardi, të rinjtë po largohen nga shteti.

“Po, ne do t’i kthejmë, ju fëmijët, ne të moshuarit do të shkojmë tashmë – por fëmijët do t’i kthejnë. A ju shqetëson kjo? – shumë, sepse fëmijët po largohen jashtë – nuk ka, nuk ka ekzistencë këtu”, tha një qytetar.

“Ka ndikim, të gjithë tashmë paguajnë për provizione, për norma interesi, kjo është gjë e tmerrshme – edhe ajrin të na e taksojnë dhe populli do të ishte në kolaps”, u shpreh një qyetar.

“Standardi, më shumë për standardin po mendoj, standardin e kemi shumë të dobët edhe nga sistemi, zakonisht fëmijët, nuk e di, me të vërtetë thonë se është nga sistemi”, theksoi një qyettar.

Eksperti ekonomik Faton Halili, për Alsat thotë se qytetarët do t’i ndjejnë pasojat më të mëdha në afat të gjatë, si rritja e TVSH-së, akcizave, e madje edhe shërbime më të dobëta.

Në vitin 2026, detyrimet totale për shlyerjen e borxhit në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar arrijnë rreth 1.563 miliardë euro, në vitin 2027 – 1.579 miliardë euro, në vitin 2028 – 1.971 miliardë euro, në vitin 2029 – 1.304 miliardë euro, ndërsa në vitin 2030 – 1.414 miliardë euro, ose gjithsej për pesë vitet 8.804 miliardë euro./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments