linku në mkd
https://vertetmates.mk/maqedonia-e-veriut-e-paraqitur-si-pike-e-dobet-e-nato-s-ne-shkrimin-e-foreign-policy/
linku origjinal https://foreignpolicy.com/2020/04/22/north-macedonia-nato-russia/
Portali Foreign Policy (Politika e jashtme) nga SHBA-të, i cili shtyp magazinën me emër të njëjtë për politikën ndërkombëtare që nga viti 1970, publikoi shkrim me titull “NATO ka një pikë të dobët të cilën Rusia mund ta eksploatojë“, argumenti kryesor është se Maqedoni e Veriut paraqet “definicion” të pikës së dobët në zinxhirin e vendeve në Aleancën, e cila do të ishte një pre e lehtë e për armikun e angazhuar.
Shkrimi, edhe pse në disa pika thjeshtëzon çështjen, shumë lehtë cakton etiketa jo të përshtatshme (VMRO-DPMNE drejtpërdrejtë është thirrur si “parti pro-ruse”) dhe nuk merr parasysh faktet e dukshme që tregojnë se vendi nuk është edhe aq pre e lehtë (qytetarët e M. së Veriut në shumicë, mbi 80 përqind mbështetin anëtarësimin në NATO, që është më tepër se çdo vend tjetër anëtarë, eksporti maqedonas drejtë Rusisë është 1 përqind, përderisa në BE është pothuajse 80 përqind, M. e Veriut ka edhe përvojë dhe kapacitet për luftën kundër lajmeve të rrejshme edhe atë më tepër se një dekadë, ai (portali), përsëri në përgjithësi shpjegon dobësitë e mundshme dhe sulmet me të cilat mund të përballet Maqedonia e Veriut në parimin e luftës hibride, dhe jep propozime se si të përforcohen kapacitet luftarake për mbrojte të rast të fushatës së përforcuar kundër lajmeve të rrejshme, të kombinuar me taktika të tjera në kohën e luftës hibride. Qendër e vëmendjes, kuptohet është Rusia, aktivitetet armiqësore ndaj Perëndimit nuk u ndalën edhe gjatë pandemisë me Kovid-19, me çka përshkruhen hapat e mundshëm të regjimit të Kremlinit, që mund t’i merr me qëllim të krijimit të jostabilitetit në vend:
Mundësi për pengesa për të cilat Rusia po specializohet përfshin përzierjen e mundshme në zgjedhje, krijimin e tensioneve etnike dhe provokim me konflikt të armatosur. Këto tre mundësi reale mund të shkaktojnë përgjigje nga NATO sipas nenin 5 të marrëveshjes së Aleancës. Çështja më me urgjencë ka të bëj me sigurimin e zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë prolonguar për të ardhmen për shkak të pandemisë së Kovid-19. Hulumtimet e fundit në opinion treguan se VMRO-DPMNE, partia kombëtare pro-ruse është në garë të vdekjes me socialdemokratët pro-perëndimorë. Ndërhyrja e Rusisë në procesin zgjedhor ose në rezultat nuk është kërcënim vetëm për sovranitetin maqedonas, por nëse është e suksesshme, mund të rezultojë me Qeveri e cila do ta orientojë Maqedoninë e Veriut kah Moska.
Por, propagandat dhe kërcënimet hibride kundër Maqedonisë së Veriut nuk përfundojnë këtu. Autorët shumë mirë kanë mbikëqyrur mundësinë e fluksit të jostabilitetit edhe atë në dy drejtime – edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut në drejtim të fqinjëve edhe në drejtim të kundërt – atë të fqinjëve ndaj M. së Veriut, me çka roli kryesor në këtë skenar i jepet “klientit rajonal të Moskës – Serbisë”:
Rusia po ashtu, mund edhe të tentojë të ushtrojë shtypje dhe të destabilizojë Maqedoninë e Veriut edhe në mënyra të tjera, përfshirë edhe përmes klientit rajonal të Moskës – Serbisë. Propaganda ruse e drejtuar kah Maqedonia e Veriut përfshinë teori të konspiracionit për shumicën e dukshme shqiptare në vend, e cila kinse është pjesë edhe e negociatave të NATO-s dhe Shqipërisë që të kyçin Maqedoninë në “Shqipërinë e Madhe” përmes derdhjes së gjakut. Sikurse çdo njohës i historisë së Ballkanit e di, që një retorikë e tillë mund të çojë deri në dhunë etnike në rajon edhe më herët. Plus, Rusia mund të nxit edhe konflikte të ashpra në Serbi, jostabilitet në rajonin e Preshëvës që kufizohet me Maqedoninë e Veriut ose përmes çështjes së pazgjidhur me Kosovën. Cilido prej këtyre konflikteve mund të përhapet edhe në Maqedoninë e Veriut.
Me qëllim të pengimit të një skenari të atillë, në tekst propozohet që të replikohen edhe adaptohen aktivitet dhe taktikat që janë dëshmuar të suksesshme në Mal të Zi para 2-3 viteve:
Hapat e më tutjeshëm të NATO-s janë që të sigurojë që anëtari më i ri të mund të implementojë taktike të suksesshme të shfrytëzuara nga Mali i Zi, kur u fut në Aleancë në vitin 2017. Sajber tim, i sponsorizuar nga NATO, siguroi mbështetje teknike për Qeverinë e Malit të Zi me qëllim të përgatitjes për identifikim dhe kundërshtim të paraqitjes së luftës hibride. NATO ngriti vetëdijen për përfitimet e pjesëmarrjes, duke punuar në administratë, shoqërinë civile, qeveritë lokale dhe organizata mediatike. NATO, po ashtu, punoi edhe në përmirësimin e menaxhimit me sektorin e mbrojtjes në Mal të Zi. Ngjashëm me këtë, Bashkimi Evropian, i cili sapo hapi negociatat me Maqedoninë e Veriut, mund shpejtë të sinjalizojë botën se popujt e Ballkanit janë pjesë e integrimeve në Evropë.
Në fund, shkrimi shkon edhe më tej dhe i kthehet mundësisë për krijimin e një mekanizmi gjithëpërfshirës në suaza të Aleancës, detyra e të cilët është që të menaxhojë me propagandat dhe kërcënimet hibride të Rusisë te të gjithë vendet anëtare:
Parë më gjerë, NATO-s i duhet mekanizëm që t’i përgjigjet agresionit rus në rast se Aleanca nuk mund njëzëri të përgjigjet në këtë drejtim. Neni 5 kërkon unitet para se të ngrihet mbrojta e përbashkët, por anëtarët e NATO-s dallojnë në qëndrimet e tyre ndaj Rusisë. Një zgjidhje do të ishte, në rast nevoje, të formohet koalicioni i shteteve të interesuara, i përbërë prej anëtarëve me aftësi të besueshme mbrojtëse të NATO-s, të cilët janë të gatshme t’i kundërvihen Rusisë dhe të përgatitjen për përgjigje kolektive në rast të ndonjë sulmi.