Në Shqipëri janë presionet më të mëdha të zyrtarëve ndaj qytetarit për të dhënë ryshfet (52 për qind), Maqedonia e Veriut me 31 për qind, Serbia 26 për qind, Bosnja e Hercegovina 24 për qind, Mali i Zi me 11 për qind dhe Kosova në fund me 7 për qind. “Pavarësisht reformave të ndërmarra për integrim në BE, qytetarët ende e cilësojnë korrupsionin si një prej problemeve kryesore të Ballkanit Perëndimor ku përfshihen mosndarja e pushteteve, mungesa e rezultateve të drejtësisë, ndërhyrjet politike dhe integriteti i dobët i sektorit publik”, thuhet në raport
Koalicioni SELDI, i cili vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në Evropën Juglindore, thekson në raportin më të fundit se reformat kundër korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë arritur ndonjë përmirësim thelbësor. Sipas raportit të publikuar, Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit, ndërsa e dyta vazhdon të jetë Maqedonia e Veriut. Në raportin më të fundit të koalicionit SELDI mbi korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor thuhet po ashtu se vijon një ngecje në reformat e antikorrupsionit. Pavarësisht reformave të ndërmarra për integrim në BE, qytetarët ende e cilësojnë korrupsionin si një prej problemeve kryesore të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen mosndarja e pushteteve, mungesa e rezultateve të drejtësisë, ndërhyrjet politike dhe integriteti i dobët i sektorit publik, thuhet në raport, shkruan gazeta KOHA.
Shqipëria mban vendin e parë në rajon për normat më të larta të ryshfetit (40 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, e në fund Kosova dhe Mali i Zi me normat më të ulëta të ryshfetit (10 për qind).
Në Shqipëri, po sipas raportit, janë presionet më të mëdha të zyrtarëve ndaj qytetarit për të dhënë ryshfet (52 për qind), Maqedonia e Veriut me 31 për qind, Serbia 26 për qind, Bosnja e Hercegovina 24 për qind, Mali i Zi me 11 për qind dhe Kosova në fund me 7 për qind. Në vlerësimin e nivelit të korrupsionit, del se politikat antikorrupsion në rajon nuk priren të prodhojnë një efekt të qëndrueshëm, ndërsa institucionet publike dhe partitë politike po bashkohen me rrjetet e kapjes së shtetit që rrëmbejnë vendimmarrjen e qeverisë. Sipas Raportit Vjetor 2023 të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, lidhur me zbatimin e Strategjisë Kombëtare (2021-2025), 54 për qind e aktiviteteve nuk janë zbatuar, 33 për qind janë në rrjedhë, ndërsa pjesa e aktiviteteve të realizuara plotësisht kapin vetëm 13 për qind. Rishikimet e Strategjisë janë hartuar në vitin 2023, por nuk janë miratuar ende nga parlamenti. Qeveria gjithashtu ka një Strategji të Transparencës 2023-2026.
Shpresat e larta që lidhen me institucionet e specializuara kundër korrupsionit (komisionet ose agjencitë) po konsumohen, veçanërisht në dritën e dyshimeve që po ndodhin se ato janë ripërdorur apo ridedikuar nga qarqet oligarkike për zbardhjen e skemave korruptive dhe duke persekutuar kundërshtarët. Kjo është veçanërisht e rrezikshme ku këto trupa kanë një mandat të fortë ekzekutiv për fillimin e procedurës para organeve kompetente për shkarkim ose ngritjen e kallëzimit penal kundër personave të zgjedhur dhe zyrtarët e emëruar. Disa vende kanë zgjedhur për të mos krijuar një të tillë (Shqipëria, ku Ministria e Drejtësisë është thjesht një “koordinator kundër korrupsionit”) ose të ketë një monitorim dhe organ mbikëqyrës (Kosovë). Të tjerët, si Serbia, gradualisht e kanë kthyer në një instrument “zbardhues”, që ngre zërin karshi kundërshtarëve, të cilët herët morën pjesë në Këshillin Kundër Korrupsionit dhe në zhvillimin e instrumenteve për ndikim në shoqërinë civile, si grante direkte.
Ndarja e pushteteve dhe administrimi i paanshëm i drejtësisë vazhdojnë të pengohen nga politizimi dhe ndikimi i padrejtë mbi gjyqësorin. Pushteti legjislativ, dhe ekzekutiv ende ushtrojnë interesa të ndryshme private dhe ndikime të panevojshme në përzgjedhjen dhe promovimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në të gjithë rajonin, mangësi kryesore mbetet nënzbatimi i ligjit në lidhje me korrupsionin, shkruan KOHA.
Gjithashtu, kthimi politik nga investimi evropian ka qenë më e dobët se sa pritej. Ndihma e konsiderueshme financiare e BE-së për Ballkanin Perëndimor, mund të jetë nën performancë për sa i përket efekteve për antikorrupsionin dhe më gjerë si sundimin e ligjit. Dy mjetet e ndikimit si perspektiva politike e anëtarësimit dhe financimi i disponueshëm, nuk duket se janë aplikuar në mënyrë sa më efikase. Leva transformuese që ka BE-ja në Ballkani perëndimor, është pritur të jetë shumë më e madhe duke pasur parasysh madhësinë dhe shtrirjen e investimit ku vetëm në periudhën 2014-2020 janë investuar 690 milion euro në rajon për avancimin e sundimit të ligjit. (koha.mk)