4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoni: VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me orën policore gjatë Bajramit

Maqedoni: VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me orën policore gjatë Bajramit

Përmes një komunikate me shkrim nga partia opozitare VMRO-DPMNE shkruajnë se nuk pajtohen me propozimin për orën policore gjatë kësaj fundjave, që korrespondon edhe me festën e Fitër Bajramit. “Është e palogjikshme që të paralajmërohet se restorantet do të punojnë nga e marta, ndërsa të bëhet i detyrueshëm qëndrimi në shtëpi gjatë fundjavës së zgjatur. Me fjalë të tjera e diela dhe e hëna për Qeverinë e LSDM-së janë të rrezikshme, ndërsa e marta nuk është. Në bazë të cilave kritere është sjellë ky propozim?” pyesin nga partia e Hristijan Mickoskit. Më tej në reagimin me shkrim thonë se VMRO-DPMNE pati konsideruar se edhe gjatë Pashkëve masa për orë policore të plotë është tejet shtrënguese, e e njëjtë është edhe kjo e propozuara tani për festën e Bajramit. “Në këtë mënyrë shkelen liritë dhe të drejtat e njeriut” shkruajnë nga DPMNE-ja, duke shtuar se me këto masa LSDM me vetëdije po hyn në provokime për tensione dhe konflikte mes qytetarëve dhe po e ekspozon policinë në rol të padëshiruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments