1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoni: Janë rizgjedhur pesë prokurorë në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të...

Maqedoni: Janë rizgjedhur pesë prokurorë në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Maria Gjorgjieva, Valentina Bilsimovska, Engjëllushe Kadriu Lleshi, Ivana Trajçeva dhe Suzana Mirçeska Kuzmanovska janë rizgjedhur prokurore në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në mbledhjen e sotme të Këshillit për prokurorë publikë.

Në prokurorinë e kryesuar nga Villma Ruskovska, do të bashkangjiten prokurorët të cilët edhe deri më tani ishin pjesë e kësaj prokurorie, megjithatë mandatin e përfunduan në shkurt.

Në mbledhjen e sotme, prokurori publik republikan, Ljubomir Joveski, theksoi se do t’i mbështesë prokurorët e deritanishëm nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilëve u skadon mandati.

“Bëhet fjalë për prokurorë profesionistë dhe të pavarur të cilët me sukses i kryejnë punët e besueshme, Ata veprojnë rreth lëndëve mjaft të ndërlikuara dhe moszgjidhja e tyre e mundshme do të thotë prolongim i atyre lëndëve”, tha ai, duke shtuar se është investuar në gatishmërinë e tyre për veprim rreth lëndëve nga krimi i organizuar.

Prokurorë të tjerë të cilët konkurruan, por nuk morën shumicën e votave janë Arsim Ademi, Elizabeta Josifovska, Natasha Saramandova dhe Zllatko Bikovski. Në konkurs u paraqit edhe prokurorja Imran Osmani, por ajo mori vlerësim negativ nga prokuroria e lartë për shkak se nuk i përmbushi kushtet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments