Një hulumtim i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) tregon se 55 për qind e 3.146 pozitave të punës në media kanë paga nën mesataren. Nga numri i përgjithshëm, 53 për qind janë gra në këtë profesion. Një e pesta gjegjësisht mbi 600 punojnë në mediat onllajn ku, sipas të dhënave, është edhe përqindja më e madhe (mbi 70) e punonjësve mediatikë që marrin paga nën mesataren shtetërore. Kjo qasje dhe gjendje shpien drejt një gazetarie jo profesionale dhe jo aq produktive për publikun. Gazetarët duhet të kenë paga të majme dhe të kënaqshme në mënyrë që ta bëjnë punën e tyre me vullnet të plotë dhe sigurisht kjo të rezultojë me rezultate pozitive. Pagat e larta të gazetarëve minojnë edhe hapësirën e politikanëve për të “kap” media apo gazetarë të caktuar. Ky minim i kësaj hapësire i shërben mediave profesionale duke sjell lajme dhe informim profesional pa qenë të ndikuar e as të frikësuar. Mbi të gjitha nuk duhet të harrojmë se edhe gazetarët janë qytetarë të rëndomtë sikur gjithë të tjerët, mbajnë familje dhe duhet të jetojnë në këtë vend të kapluar nga kriza të shumëfishta, shkruan Zhurnal.
Hulumtim: numri më i madh i gazetarëve dhe punonjësve të medias marrin paga nën mesatare –
Një hulumtim i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) tregon se 55 për qind e 3.146 pozitave të punës në media kanë paga nën mesataren. Nga numri i përgjithshëm, 53 për qind janë gra në këtë profesion. Një e pesta gjegjësisht mbi 600 punojnë në mediat onllajn ku, sipas të dhënave, është edhe përqindja më e madhe (mbi 70) e punonjësve mediatikë që marrin paga nën mesataren shtetërore.
“Në mediat onllajn 39,1 për qind gëzojnë të drejtat nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës, gjegjësisht janë të punësuar me orar të plotë. Ajo që kishim frikë dhe të dhënat fillestare dolën të ishin realitet i ashpër – punonjësit e mediave të punësuar në edicionet onllajn janë vetëm një e pesta e numrit të përgjithshëm të vendeve të punës, gjegjësisht mbi 600 punonjës. Fatkeqësisht, vetëm një nga tre të punësuar është i regjistruar rregullisht për punë me orar të plotë, ndërsa pagat janë nën mesataren shtetërore”, tha kryetari i SPGPM-së, Pavle Belovski, duke i bërë të ditura rezultatet e hulumtimit që Sindikata i bën në kuadër të projektit “Të drejtat e punëtorëve për gazetari të pavarur”në partneritet me Institutin RESIS dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se pasiguria ekonomike është ende sfidë për gazetarët dhe punonjësit mediatikë, ndërsa fokusi duhet, tha, të mbetet në përpjekjet për përmirësimin e të drejtave të tyre të punës dhe sociale. Ai theksoi se Komisioni Evropian vuri në dukje se është e nevojshme të përmirësohet dialogu ndërmjet sindikatave dhe Qeverisë për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet, siç është numri i madh i kontratave me afat të caktuar dhe me kohë të pjesshme, pa sigurim social dhe shëndetësor.
Falë mbështetjes së BE-së, tha kryetari i sindikatës, me këtë hulumtim shteti tani numërohet në mesin e pak vendeve të cilat kanë mbikëqyrje të plotë në gjendjen e kësaj felle. Hulumtimi do të vazhdojë deri në qershor dhe në bazë të të dhënave, në fazën e ardhshme do të krijohen propozime për ndryshimet më të nevojshme ligjore që do të kontribuojnë për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e ambientit në të cilin punojnë punonjësit mediatikë dhe për stimulimin e cilësisë së profesionit.
Në konferencën “Siguria socioekonomike – kusht për gazetari profesionale”, euroambasadori Dejvid Gir porositi se që gazetarët ta punojnë punën e tyre duhet të ketë kushte adekuate politike, ekonomike dhe shoqërore.
“Është kruciale që të ketë kushte socioekononike të cilat do tu mundësojnë që të investoni në punën të cilën e punoni, që do të nënkuptonte se nuk do të jeni gjithmonë vetëm në kontratë të përkohshme, kontratë të pjesshme dhe të mos e dini nëse do ta keni punën e njëjtë edhe javën e ardhshme. Siguria, kushtet e duhura të punës nuk janë luks, ato janë të patjetërsueshme”, theksoi Giri.
Maja Sever, kryetarja e Federatës Evropiane të Gazetarëve, në fjalimin onllajn foli për luftën sindikale të gazetarëve në rajon dhe në Evropë. Porositi se që të mbrohet pavarësia dhe profesionalizmi i mediave është e nevojshme të investohet dhe të përmirësohet statusi socioekonomik i gazetarëve.
“Është e rëndësishme të sigurohet pavarësia dhe qëndrueshmëria e mediave duke mbrojtur statusin socio-ekonomik të gazetarëve. Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta të organizatave mediatike, shoqërisë civile, sindikatave të pavarura, madje edhe bashkëpunimit dhe negociatave me autoritetet shtetërore, mund të krijojmë një klimë/ambient në të cilin gazetarët mund të përmbushin rolin e tyre si mbrojtës të së vërtetës dhe mbrojtës të interesit publik”, tha kryetarja e Federatës Evropiane të Gazetarëve.
Rëndësia e punës në media –
Puna e gazetarit është e rëndësishme, bazike e jetike sidomos për vendet të cilat pretendojnë të jenë vende demokratike kuptimplota. Sepse në një vend në çfarë gjendje janë mediat kuptohet se në çfarë niveli është edhe zhvillimi demokratik. Për Maqedoninë e Veriut si vend që është në tranzicion është më së e rëndësishme që fokus i madh t’i kushtohet edhe zhvillimit dhe lirisë së medias, duke krijuar kushte solide dhe hapësirë të mjaftueshme për gazetarët të bëjnë punën e tyre.
Gazetaria pa presion e pa censuruar prodhon lajm dhe informacion të duhur e të nevojshëm për qytetarët. Në momentin që ndaj gazetarëve shkaktohet presion e frikë nga pushteti rrezikohet të humbë kuptimi dhe nevoja për ekzistimin e mediave.
Gazetarët në çdo ditë të punës së tyre përballen me politikanët të cilët i ndajnë në dy kategori gazetarët: në gazetarë të mirë dhe jo të mirë. Të mirë i konsiderojnë ata që nuk u merren me investigim e nuk kërkojnë llogari por vetëm raportojnë. Gazetarët nuk janë propagandues, e kjo gjë kërkohet shpesh herë të bëhet prej tyre për qëllime e përfitime partiake e personale, por një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.
Duhet të krijohet parim në shtet që mbrojtje e gazetarëve të jetë prioritet sepse nënkupton edhe mbrojtjen e fjalës së lirë, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të demokracisë. E përpos kësaj gazetarët kanë nevojë për paga të dinjitetshme dhe jo paga simoblike e nën mesataren sepse pastaj është e vështirë të bëhet puna me vullnet të plotë. Kur gazetarët paguhen mirë ata edhe punën e tyre e bëjnë mirë si dhe minohet hapësira për keqpërdorimin e gazetarisë si mjet përfitimi e pasurimi. /Zhurnal.mk