Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se në pajtim me Ligjin për festa në Maqedoni, 24 maji (e premte) – Dita e Shën Kirilit dhe Metodit, do të jetë ditë jo pune për gjithë qytetarët.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve të vendit ua uron këtë ditë.
Theksojmë se ditë jo pune për gjithë qytetarët e vendit do të jetë edhe dita e parë e Fitër Bajramit, e cila është më 4 qershor (e martë).