11.2 C
Tetovo
E hënë, 21 Tetor, 2024
BallinaLajmeMaqedoni, 23 tetori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Maqedoni, 23 tetori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

E mërkura (23 tetor 2024) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së. Kështu njofton Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinis. Të mërkurën do të shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 23 tetor 2024 (e mërkurë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë uron qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments