22.2 C
Tetovo
E diel, 3 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedonci takon zyrtarin e Pentagonit: Kosova e gatshme për bashkëpunim më të...

Maqedonci takon zyrtarin e Pentagonit: Kosova e gatshme për bashkëpunim më të thellë me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim zyrtar zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe ato të NATO-s, David A. Baker, duke theksuar përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, ministri Maqedonci u shpreh se vizita e zyrtarit të lartë amerikan ishte një mundësi për të diskutuar rreth sfidave të sigurisë dhe paqes në rajon e më gjerë, si dhe përparimin që Kosova ka bërë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe bashkëprodhimit me SHBA-të.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara: Një partneritet i ndërtuar mbi vlera dhe miqësi të përjetshme. Kosova gëzon një siguri të shtuar me SHBA-të si partner të besueshëm dhe luan një rol aktiv në promovimin e paqes e stabilitetit, në nivel rajonal dhe global”, ka deklaruar Maqedonci.

Presidentja Osmani dhe ministri Maqedonci, në takimin me David Baker, konfirmuan angazhimin për avancimin e bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushat e mbrojtjes, sigurisë dhe trajnimeve ushtarake.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments