6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMalësia e Tetovës “gjysmë e vdekur”, bizneset janë mbyllur

Malësia e Tetovës “gjysmë e vdekur”, bizneset janë mbyllur

Rrugë të boshatisura, lokale të mbyllura dhe frekuentim tejet i ulët, ky është ambienti gjatë pandemisë korona këtu në fshatrat e malësisë së Sharrit

Fshatrat janë bërë gjysmë të vdekur thonë banorët. Pandemia me virusin korona, ka ndikuar që obligimet ditore të mos mund ti kryejnë në kohë, ndërsa mbyllja e shitoreve dhe ora policore, vështirësojnë edhe më shumë jetën në këto vise. Banorët kërkojnë heqjen e orës policore dhe kthimin e jetës normale.

“Shumë ka ndikuar. S`mundesh të dalësh. Ka ndikuar në gjitha gjërat, krejt mbyllur janë. Na pengon shumë se duhet për çdo gjë të shkosh në Tetovë të marrish ushqime të vish, kohë nuk ka”.

“S`mund të shkojmë as në qytet askund, të marrish material dhe shpejt e shpejt të kthehesh . Duhet të kthehet në jetë normale më asgjë tjetër nuk duam. Të kërkojmë ndonjë ndihmë nga shteti nuk ka ndihmë prej tyre, po veç të kthehet në normale jeta” .

“Virusi ka ndikuar shumë, mungesa e punës, ndalja e bizneseve të vogla, bujqësia është ndalur”.

Banorët ankohen se nuk mund ti sigurojnë as nevojat bazë përfshirë bukën.

“Buka sigurohet shumë me zor, vinë me vonesa. Njerëzit duhet të punojnë diçka ndërsa buka vjen me vonesë. Nuk na ndihmojnë asgjë këtu. Shteti nuk na ka ndihmuar asnjëherë dhe sërish s`na ndihmon. Kjo tek do ndikojë jo tani, populli nuk ka para, një ndihmë nuk e sollën për njerëzit. Shtabi i krizës le ti ndihmojë fukarenjtë. unë nuk kam nevojë por fukarenjtë le t`i ndihmojë me diçka”.

Mungesa e shërbimeve mjekësore, është problem tjetër me të cilën ballafaqohen banorët e kësaj zone. Për një të sëmurë thonë se me orë të tëra presin urgjencën.

“Mjek nuk ka asnjë aspak. Ambulancën e kemi me gjitha gjërat e nevojshme por mjek jo, asnjë nuk ka ardhur të na sheh a ka të sëmurë apo jo. Bashkësia lokale ka bë kërkesë por nuk kanë ardhur nga poshtë s`ka pasur asnjë lëvizje aspak”.

Ndryshe nga qyteti i Tetovës ku masat deri diku respektohen dhe maskat mbahen, në malësi ishte ndryshe. Asnjë banor nuk mbante maskë, ndërsa pandemisë shumë pak i besonin.

Bashkim Sulejmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments