Koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, Angell Karapetrov përmes një postimi ka theksuar se në seancën e 51 të këshillit të komunës së Tetovës është ndalë puna e komisionit për ndryshimin emrave të rrugëve duke nënvizuar se “Ne, grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, punojmë në interes të qytetarëve dhe kurrë nuk do të veprojmë kundër interesave kombëtare maqedonase !”
“Në seancën e 51-të të Këshillit të Komunës së Tetovës u ndal puna e komisionit për ndryshimin e emrave të rrugëve. Ne, grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, punojmë në interes të qytetarëve dhe kurrë nuk do të veprojmë kundër interesave kombëtare maqedonase! p.s. janë lënë të pëshpëritin aparatçikët e partisë dhe xhelatët e tyre 🙂 Ne nuk jemi të njëjtë!” shkruan Karapetrov
