4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaksim Dimitrievski: BDI shpenzon para për koncerte, jo për shkollën Sami Frashëri...

Maksim Dimitrievski: BDI shpenzon para për koncerte, jo për shkollën Sami Frashëri në Kumanovë (Video)

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, tha për CIVIL Media se festimi i 20 vjetorit të BDI-së ishte një triumfalizëm klasik partiak që dëshironte të tregojë se si në fakt formohet një parti në kurriz të shtetit.

“Është një parti politike që është në pushtet për më shumë se 20 vjet, parti në radhët e së cilës, së paku në opinionin maqedonas, nuk janë mbajtur përgjegjësi për asnjë veprim, i cili është përcjellë me shumë polemika dhe besoj se pavarësisht spekulimet publike që janë shfaqur sa i përket shpenzimeve të festës, do të ishte shumë më e përshtatshme që të njëjtat mjete të paguhen si donacion për Kumanovën, për ndërtimin e shkollës së re “Sami Frashëri”, sesa thjesht të avokohet në mënyrë deklarative për ndërtimin e kësaj shkolle të mesme e cila ka problemet më të mëdha në pjesën e funksionimit në komunën tonë. Është një projekt për të cilin kemi folur me dekada dhe ata kanë qenë në pushtet 20 vite dhe nuk kanë arritur të angazhohen së paku deri më tani që i njëjti problem të zgjidhet dhe të sigurojnë investime kapitale”, tha Dimitrievski.

Ai theksoi se duhet të ketë zhvillim të subjekteve politike dhe demokraci në shoqëri, por subjektet politike duhet të kuptojnë se në fakt varen nga qytetarët, e jo qytetarët drejtpërdrejt nga ata.

Dimitrievski i tha CIVIL-it se ky është një shembull i keq se si nuk duhet vepruar në vend dhe si nuk duhet shënuar triumfe të tillë, veçanërisht jo politik.

“Sidomos duke u udhëhequr nga fakti se kemi pasur një performancë të ngjashme në Sllupçan para disa kohësh e cila shkaktoi reagime të dhunshme, sidomos etnike në mesin e maqedonasve, dhe mendoj se të gjithë ata që e përkrahën dhe e festuan këtë projekt mund të mos kenë qenë në dijeni për momentin se në fakt është një trumpetizëm klasik ku lideri i partisë me vetëdije, qartë dhe me zë të lartë theksoi se nëse nuk ekziston në skenën politike, Maqedonia nuk do ta jetë. Unë kurrë nuk do të pajtohem me një gjë të tillë në jetën time. Maqedonia as nuk mundet, as nuk do të lejojë që të jetë peng në ekzistencën e saj, nga individë, por kjo është rezultat i dëshirës reale të qytetarëve që realisht e bënë të vetën këtë vend”, tha Dimitrievski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments